Sporti

Jude Bellingham rrezikon denimin deri në 3 ndeshje pasi goditi monitorin VAR pas humbjes së Real Madridit

04/08/2025 08:43
nga:Lorik J

Real Madrid pësoi një goditje në mbrojtjen e titullit të La Ligës me humbjen 2-1 në shtëpi ndaj Valencias, duke i lënë katër pikë prapa Barcelonës me tetë ndeshje të mbetura.

Jude Bellingham ishte dukshëm i frustruar pas ndeshjes. Gjatë daljes nga fusha, mesfushori 21-vjeçar goditi me këmbë një monitor e VAR.

Për fat të mirë për Bellingham, ekrani nuk u thye, por rregullat e La Liga lejojnë dënime që variojnë nga një deri në tre ndeshje për “akte agresioni kundër pajisjeve”.

Pasi ka vuajtur së fundmi një ndalim për sharje ndaj një gjyqtari, Bellingham do të jetë i etur për të shmangur një tjetër pezullim pasi ai mbetet vendimtar për shpresat e Real Madridit si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

/GazetaBlic Sport