Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti e ka konfirmuar mungesën e Jude Bellingham për ndeshjen e nesërme.
Skuadra madrilene do të luajë ndaj Leganes në ndeshje e Kupës së Mbretit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky takim do të luhet me fillim nga ora 21:00 dhe mesfushori anglez do të jetë një mungesë e madhe në formacionin e Ancelottit:
“Bellingham ka pësuar një goditje dhe nuk do të luajë nesër”, ka thënë Ancelotti.
/GazetaBlic Sport/