Policia gjermane u detyrua të hetojë komentet e Jude Bellingham pas humbjes 3-2 të Borussia Dortmund ndaj Bayern Munich.
Jude Bellingham është dënuar me 40,000 euro gjobë, por për pak i shpëtoi një dënimi me lojë për komentet e tij në lidhje me gjyqtarin Felix Zwayer pas humbjes 3-2 të Borussia Dortmund ndaj Bayern Munich, shkruan GazetaBlic Sport.
Intervista, në të cilën Bellingham dukej se vinte në dyshim integritetin e zyrtarit pas përfshirjes së tij të mëparshme në një skandal të trukimit të ndeshjeve, u hetua nga policia gjermane.
Ai tha: “Ju caktoni një arbitr, që e ka fiksuar ndeshjen më parë, në ndeshjen më të madhe në Gjermani, çfarë prisni?
/GazetaBlic Sport


