Sipas BBC-së, Jude Bellingham do të nisë ndeshjen kualifikuese të Anglisë për Kupën e Botës kundër Serbisë në stol.
Mesfushori i Real Madridit duket se është pas Morgan Rogers të Aston Villas në rendin e Thomas Tuchel për rolin e numrit 10.
Rogers nisi tre ndeshjet e fundit për Tre Luanët, përfshirë fitoren 5-0 ndaj kundërshtarëve të sotëm në Serbi.
Nico O’Reilly i Man Cityt do të luajë ndeshjen e tij të parë me Anglinë, pasi pritet të jetë në formacion.
/GazetaBlic Sport


