Sporti

Jude Bellingham: Arda Guler është fenomen, ai mund ta fitojë çmimin “Golden Boy” në të ardhmen

12/04/2023 14:20
nga:Lorik J

Jude Bellingham, sipas mendimit të shumë njerëzve, aktualisht është një nga futbollistët më të mirë në botë. Ajo që bën në sezonin e tij të parë në fanellën e Real Madridit është e pabesueshme dhe aktualisht 20-vjeçari anglez mban titullin Golden Boy, pra është fituesi i çmimit për futbollistin e ri më të mirë në botë.

Bellingham pa dyshim do të hyjë në garën për Topin e Artë vitin e ardhshëm dhe sipas tij janë tre futbollistë që mund ta pasojnë atë si fitues të çmimit për lojtarin më të mirë të ri në botë.

“Kush mund të jetë trashëgimtari im i çmimit? Do të them tre emra. I pari është Arda Guler. Djali është fenomen, e shoh se çfarë bën në stërvitje dhe është i mahnitshëm”, tha Bellingham dhe shtoi:

“Pastaj është ish-bashkëlojtari im nga Borussia Dortmund, Jamie Bynoe-Gittens dhe më në fund vëllai im Jobe”.

Sigurisht, ai është krenar për çmimin e tij, si dhe për klubin dhe familjen e tij.

“E di që të gjithë janë të lumtur për mua. Unë jam i lumtur për çmimin sepse ndodh një herë në jetë. Unë jam anglezi i tretë pas Wayne Rooney dhe Raheem Sterling që merr çmimin. Ky ishte shansi im i fundit sepse vitin e ardhshëm unë nuk do të ima më në garë. Hera e tretë me fat dhe për mua një mesazh për të punuar edhe më shumë dhe më mirë”, tha Bellingham.

/GazetaBlic Sport