Sporti

Juan Sebastian Veron dënohet rëndë, urdhëroi lojtarët t’i kthenin shpinën ekipit kampion

11/28/2025 14:10
nga:Mergim Rreci

Juan Sebastian Veron është pezulluar për gjashtë muaj nga çdo aktivitet sportiv në Argjentinë pasi Federata e Futbollit e shtetit në fjalë e ka dënuar për urdhërin që u dha lojtarëve të tij, të cilët i kthyen shpinën ekipit kampion në Rosario.

Presidenti i Estudiantes de La Plata u dha urdhër lojtarëve që të mos nderonin kampionët e ri të Rosario Central në takimin që u mbajt në fushën e këtyre të fundit.

Gjykata sportive e Federatës Argjentinase të Futbollit mori vendimin për të pezulluar Veron për shkak se sjellja e lojtarëve të tij në fushë u konsiderua si “ofensive” dhe “kundër vlerave të këtij sporti”.