Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, foli për takimin që kishte me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë lidhur me zgjedhjet e 3 prillit.
Vuçiq ka thënë se nuk i ka parë ata asnjëherë më të vendosur që të largohen nga institucionet e Kosovës, por pretendon se ai i ka ndaluar ta bëjnë një gjë të tillë.
“Unë kurrë nuk i kam parë njerëzit tanë në Kosovë në një gjendje të tillë kur kanë ardhur në Beograd për bisedime. Serbët gjithmonë më dëgjonin dhe më thoshin se e dinë se çfarë kam refuzuar si në Uashington ashtu edhe në Bruksel. Kam parë një hidhërim të tillë te serbët për herën e parë erdhën në mbledhje, komandantët e njësiteve nga veriu nuk erdhën asnjëherë edhe pse ishin të kërcënuar dhe unë iu luta serbëve të mos e bënin këtë, se po të largoheshin nga institucionet do të kishte katastrofë. Po e shtyj takimin me ta për pas zgjedhjeve, në mënyrë që situata të jetë disi më e mirë”, tha Vuçiq.
Ai thotë se pro largimit nga institucionet është edhe Dalibor Jevtiq, për të cilin Vuçiq thotë gjithmonë ka qenë kundër lëvizjeve të tilla./Reporteri
Ministrja Haxhiu udhëton sot për në Hagë, pritet të takojë ish-krerët e UÇK-së


