Showtime

Ju prezantojmë me vëllain e vogël të Mevlanit që ‘fshehurazi’ u bë pjesë e audicioneve!

07/05/2021 09:43
nga:Genita C

‘Përputhen on Tour” këtë të dielë transmetoi audicionet e zhvilluara në qytetin e Elbasanit, por surpriza e këtyre audicioneve ishte pjesëmarrja e vëllait të Mevlan Shabës, një ndër konkurrentët më të spikatur të sezonit të kaluar.

Artan Shaba ushtron profesionin e parukierit prej shtatë vitesh dhe ka jetuar në Tiranë për shumë vite, ndërsa së fundmi është zhvendosur në Gjermani, ku edhe punon.

Ai u shpreh se dëshiron të marr pjesë në emisionin e ardhshëm dhe nuk ka dashur kurrë të përfitojë nag fama e Mevlanit.

Mesa duket kjo ishte një surprizë edhe për gjithë panelin!

Olsa: Njiheni ju të dy?
Mevlani: Në fakt nuk ngjajmë shumë. Ore plaka e ka marr vesh që ti ke ardh për audicione këtu?
Bora: Ua vëllai jot, ua nuk ngjani fare.
Mevlani: Tani ka ardh nga Gjermania dhe sa herë i thoja futu në ‘Përputhen’ dhe thoshte nuk hy kurrë dhe ja ku e sheh sot!
Kemi gjashtë vite diferencë dhe i ngjiten femrat shumë këtij, është pak e çuditshme.
Ndërkohë që jemi në tavolinë me tre goca, katër orë me i gjujt unë por nuk guxoj ti them diçka se më vjen zor, ndërkohë byrazeri i ka marrë numrin.