Fit&Sexy

Ju prezantojmë me pantallonat më të bukura të vjeshtës

09/08/2021 13:28
nga:G C

Vera po largohet për t’i lënë vendin stinës së preferuar të shumë njerëzve, vjeshtës! Kështu, kjo është pikërisht koha e duhur për të folur për trendet që do të mbizotërojnë në veshje këtë sezon.

Të gjitha vajzat që duan të duken stil këtë periudhë, duhet të fillojnë të mbajnë shënime dhe të mësojnë trendet për vjeshtën e 2021-t. Këtë sezon do të shihni disa trende shumë “cute”, që me siguri do të doni t’i provoni të gjitha.

Vjeshta e këtij viti do i ketë të gjitha duke nisur nga ngjyrat e ndezura, si roza apo jeshilja e fortë, e deri tek xhaketat luksoze, që do të bëjnë bashkë të gjitha detajet më të bukura të këtij sezoni.

Më poshtë mund të njiheni me trendet e vjeshtës të dala nga javët e modës dhe që shumë shpejt do i shihni kudo tek vajzat nëpër rrugët e qytetit.

Ne kemi vendosur të ju tregojmë disa nga modelet e pantallonave që pamë më shumë në pasarelat e ndryshme, të cilave mund t’i zgjidhni për një pamje shumë  “cool” dhe këtë vjeshtë.

Po i referohemi një pjese të garderobës tuaj, nga i cili nuk do të heqim dorë asnjëherë pasi me ta ndihemi përherë rehat, të relaksuar, mund t’i përshtasim në përditshmëri dhe pse jo dhe në evente të ndryshme. /Lajmi.net/