Lajme

“Ju po dini, ju grahni” – Ahmeti i reagon ashpër qeverisë, për padinë ndaj Malit të Zi

06/21/2021 18:49
nga:Gazeta Blic

Njohësi i çështjeve politike, Arben Ahmeti, ka reaguar pas padisë së Kosovës ndaj Malit të Zi, për 4.500 hektarë tokë, raporton Gazeta Blic.

Kjo çështje, siç thotë Ahmeti, ka qenë temë që është trajtuar e diskutuar që nga paslufta. Mirëpo, sipas tij, asnjëherë nuk është bërë publike për të marrë një grusht vota, për shkak që mos i dhënë një xhoker të fuqishëm kundër Kosovës, partive pro ruse dhe pro serbe në Mal të Zi.

Ahmeti thotë se një kërkesë e tillë është precedan i rrezikshëm për pretendimet ndërmarrjeve të ish-Jugosllavisë në raport me Kosovën.

Shkrimi i plotë:

Qeshtja e hektareve te ish ndermarrjeve kosovare ne Mal te Zi eshte teme qe eshte trajtuar e diskutuar prej paslufte. I vetmi dallim deri me tash eshte qe nuk kemi pasur qeveri qe kane dashur te fitojne nje grusht vota ne kembim te publikimit te kesaj teme.

Mospublikimi ka qene i rendesishem per te mos i dhene nje xhoker te fuqishem kunder Kosoves partive pro ruse dhe pro serbe atje.

Per me shume, nje kerkese e tille eshte precedan i rrezikshem per pretendimet ndermarrjeve te ish Jugosllavise ne raport me Kosoven. Nejse, ju po dini ju grahni…