Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka insistuar se bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu nuk i ka ndarë gazetarët në profesionistë dhe joprofesionistë, raporton Gazeta Blic.
Ajo në një intervistë në RTK ka theksuar se ajo dhe familja e saj është sulmuar nga mediat.
E pyetur nëse do të distancohet nga postimi i burrit të saj, ku mediat i ka quajtur ndërmarrje e përbashkët kriminale, ajo tha se nuk e ka thënë kështu Prindon Sadriu.
”Ju nuk po i lexoni statuset e Prindonit, por po i merrni parasysh interpretimet”, tha ajo, raporton Gazeta Blic.
Osmani tha se nuk ka arsye që Prindon Sadriu të kërkoj falje nga statusi i parë, ngase ai e ka sqaruar mirë në statusin e dytë.


