Sporti

Ju kujtohet aventura e Alvaro Recoba? Kjo është pozita e tij e re sot

01/12/2022 13:22
nga:Mergim Rreci

Aventurë e re për Alvaro Recoban.

Ish-sulmuesi i Interit është emëruar në krye të skuadrës së dytë të Nacional Montevideo, ekip që militon në kategorinë e tretë të vendlindjes së tij, Uruguaj.

45-vjeçari ka marrë këtë detyrë të re pasi ishte dhe asistent i ekipit të parë duke u emëruar në krye të ekipit të dytë nga Montevideo.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike skuadra Nacional Montevideo me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Twitter”.

Gjithashtu Recoba në kohën që aktiviohej si futbollist, ka luajtur dy herë me fanellën e ekipit të parë të Nacional Montevideos, hera e parë ka qenë në 1996 dhe e dyta në vitin 2015 ku vari dhe “këpucët në gozhdë”.