Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar lidhur me iniciativën e AAK-së për rrëzimin e Qeverisë, duke thënë se derisa qeveria është në betejë me Serbinë, opozita i ka ndezur motorat kundër saj, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ia ka kujtuar Ramush Haradinajt letrën e Mathew Palmer që ua kishte dërguar krerëve të shtetit, në kohën e PAN-it, 2019.
Basha ka thënë se në atë kohë kur SHBA kërcënonte koalicionin, VV nuk kërkonte mocion mosbesimi ndaj Haradinajt.
Po ashtu, deputeti i VV-së ka thënë këtë po e bëjnë për të marrë pushtetin dhe mbase iu kanë lodhur mashqit, por që Qeverisë i duhet shtet i fortë e jo mashqi të fortë.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë dhe të nderuara medie,
Derisa qeveria është në betejë me Serbinë, opozita i ka ndez motorrat me rrëzu Qeverinë Kurti, thu se kanë punu najherë me ndërtu diçka!
Tash ngoni mirë, Ramushi duhet me kuptu që qytetarët nuk e kanë kujtesë e peshkut sikur këta! A ju kujtohet letra që Mathew Palmer i ka pas dërgu tre krerëve të shtetit, koalicionit të PAN-it në vitin 2019?
Ja detajet:
Anulohet vizita e Gjeneralit të Gardës Nacionale të shtetit të Iowa-s
Paralajmërim për rishikim të bashkëpunimit në aspekte të tjera të sigurisë.
Zhgënjimi të hapur që këshillat e ShBA-së nuk janë përfillur.
Deri në largimin e tarifës 100%, marrëdhëniet nuk do të mund të rikthehen në nivelet e mëhershme.
Tash për dallim prej opozitës, edhe pse SHBA kërcënojke koalicionin, Lëvizja Vetëvendosje! nuk kërkojke mocion të mosbesimit ndaj Ramushit si Kryeministër, sepse neve nuk na duhet pushteti kur humb shteti! E për kujtesën tuaj, qeveria e PAN-it ka pas ra 5 muaj pas letrës së Palmerit, por për arsye krejt tjera!
Qytetarët ju njohin, e dinë që shpejtë e jepni shtetin për me marrë pushtetin. Mbase e bëni se edhe iu kanë lodh mashqit qe dy vjet, por neve na duhet një shtet i fortë, jo ‘mashqi’ t’fortë!


