Atletët nga Rusia dhe Bjellorusia janë ndaluar të marrin pjesë në Lojërat Paralimpike Dimërore 2022.
Të mërkurën, Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik [IPC] u kritikua ashpër pasi njoftoi se konkurrentët nga të dy vendet do të lejoheshin të merrnin pjesë, megjithëse nën një flamur neutral.
Megjithatë, mes presionit në rritje për të ndryshuar vendimin e tyre, Andrew Parsons, Presidenti i IPC, konfirmoi të mërkurën se organizata kishte bërë një kthesë.
“Për të ruajtur integritetin e këtyre Lojërave dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve, ne kemi vendosur të refuzojmë hyrjen e atletëve nga Rusia dhe Bjellorusia. Për atletët nga vendet e prekura, na vjen shumë keq që jeni prekur nga vendimet që qeveritë tuaja morën javën e kaluar. Ju jeni viktima të veprimeve të qeverive tuaja”, shkruan në njoftimin zyrtar.
/GazetaBlic Sport


