Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e kryetarit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës.
Brenda këtij takimi u morën disa vendime, atje ku u shkarkua edhe trajneri i kombëtares U21, Michael Nees, transmeton GazetaBlic Sport.
‘GazetaBlic Sport’ ka kontaktuar edhe menaxherin e kombëtares U21, Zgjim Sojevën, por ai tha se është duke vrapuar në Gërmi dhe nuk di asgjë për këtë çështje.
“Jam duke vrapuar në Gërmi dhe tashmë lexova informacionet e fundit në media, nuk mund të them asgjë”, tha Sojeva.
/GazetaBlic Sport/


