Sporti

Jovic nuk e bind Ancelottin, Reali synon shitjen e tij javët e ardhshme

08/01/2021 21:19
nga:E K

Sulmuesi serb, Luka Jovic nuk është në planet e Carlo Ancelottit.

Jovic ishte pjesë e skuadrës së parë të Realit gjatë përgaditjeve parasezonale, por ka dështuar t’a bind teknikun italian pas formës së tij të dobët, shkruan GazetaBlic Sport.

Mediumi spanjoll, “Marca” raporton se pasi Ancelotti e ka bërë të qartë se sulmuesi nuk është pjesë e planeve të tij, Reali po synon shitjen e tij sa më shpejtë.

Interesim për serbin ka shfaqur, Eintracht Frankfurt dhe AC Milan.

/GazetaBlic Sport/