Sporti

Jota: Nuk do ta harrojë kurrë këtë gol, të gjithë e kanë ëndërr të shënojnë golin e fitores në sekondat e fundit

04/30/2023 21:50
nga:Lorik J

Diogo Jota shënoi në 90+5′ golin që shpëtoi dhe i dha Liverpoolit tre pikët ndaj Tottenhamit, në xhiron e 34-të të Premier League.

Liverpool fitoi duelin me rezultatin 4-3, me golin e realizuar në sekondat e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ishte një moment i mrekullueshëm për mua dhe ekipin. Të gjithë ëndërrojnë të shënojnë golin e fitores në minutën e fundit. Është diçka që nuk duhet harruar kurrë. Për të gjithë ata që ishin këtu ishte një moment i veçantë”, filloi ai duke thënë për BBC.

“Ata bënë të njëjtën gjë në ndeshjen e fundit. Ata ishte duke humbur 0-2 dhe arritën të barazojnë. E dinim që nuk bëhej asgjë pavarësisht se po fitonim 3-0. Nuk ishte pjesa e dytë më e mirë për ne, por në fund arritëm të fitonim, që është gjëja më e rëndësishme”, ka përfunduar Jota.

/GazetaBlic Sport