Lojtari i Bayern Munich, Joshua Kimmich ka shfaqur mjaft vetëbesim para ndeshjes kthyese mes Bayern Munich dhe Paris Saint Germain.
Bayern dhe PSG u ballafaquan javën e kaluar në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët pësuan humbje në shtëpi nga ekipi i PSG me rezultat 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë Kimmich nuk i ka humbur shpresat për një kualifikim të mundshëm në gjysmëfinale të Champions League, duke u shprehur se janë ekipi më i mirë dhe se ka besim te bashkëlojtarët e tij.
“Për shkak se jemi ekipi më i mirë, nuk kam dyshim që jemi në gjendje ta kthejmë rezultatin në ndeshjen kthyese”, është shprehur Kimmich.
Paris Saint Germain do ta pres në shtëpi skuadrën nga Bayern të martën në ora 21:00.
/GazetaBlic Sport.


