Lajme

Joseph: Vuçiqi u mund nga Osmani në Këshill të Sigurimit, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

04/23/2024 13:17
nga:G C

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA, Edward Joseph, teksa ka komentuar debatin e djeshëm në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se ky i fundit u mund nga Osmani me një përgatitje dinjitoze.

Kjo sipas profesorit Joseph ishte e pritshme, teksa shton se surpriza e vërtetë ishte se Kosova dhe Rusia ranë dakord për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s të vitit 1999.

“Surpriza më e madhe nga përballja e sotme e KS të OKB-së mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq: Vuçiqi bombastik u mund nga Osmani e cila ishte e përgatitur tërësisht? Jo, kjo ishte e pritshme. Osmani: “Ndërhyrja e NATO-s … shënoi një … moment historik vendimtar në historinë e njerëzimit.” Përfaqësuesi rus: “Agresioni i NATO-s kundër ish-Jugosllavisë u bë një pikë uji në historinë globale””, ka shkruar profesori Joseph në platformën “X”.

Ai theksoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tashmë e ka hedhur Serbinë nën autobus.

“Zbulimi – i njohur për serbët e gatshëm të përballen me të vërtetën: Kosova është thjesht një mjet për Moskën që ta përdorë kundër Ukrainës. Putin tashmë e ka hedhur Serbinë nën autobus, duke thirrur ndërhyrjen krejtësisht të ndryshme të NATO-s në rastin e Kosovës për të legjitimuar agresionin rus kundër Ukrainës. Jo, Putin: nuk do të ketë ‘marrëveshje paralele’ për Kosovën dhe Ukrainën në Këshill të Sigurimit. Nuk do të ketë ndarje të asnjërit shtet. Versioni i Osmanit për ndërhyrjen e NATO-s mbizotëron”, ka shkruar Joseph.