Joseph Parker dhe Derek Chisora do të përballen sonte për peshat e rënda në Manchester.
Meçi i Joseph Parker kundër Derek Chisora në Mançester pritet të jetë një tjetër përballje e ngushtë dhe jashtëzakonisht interesante, shkruan GazetaBlic Sport.
Në maj, Parker fitoi meçin e parë ndaj Chisoras dhe tashmë pritet të jetë një rimeç fantastik.
Britaniku menjëherë e bëri të qartë se dëshironte një revansh ndaj Parker, diçka për të cilën Parker pranoi pavarësisht se nuk ishte i detyruar kontraktualisht, duke vendosur rrugën për luftën e dytë.
Derek Chisora ka 43 meçe të zhvilluara, 32 të fituara, 23 prej tyre me nokaut. Kurse, ka humbur 11 meçe të tilla.
Joseph Parker në anën tjetër ka 31 meçe, 29 të fituara, 21 prej tyre me nokaut dhe ka hmbur 2 herë gjatë karrierës së tij.
Sipas kuotave të basteve, Parker shihet dukshëm më favorit se Chisora. Boksieri nga Zelanda e Re ka kuotë 1.38 për fitoren e tij, kurse Chisora kuotohet me 3.10.

/GazetaBlic Sport/


