Lajme

Joseph: Kosova është e njohur për Trumpin, marrëveshja e vitit 2020 për të ishte pozitive

12/20/2024 21:37
nga:Sh R

Edward Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, ka thënë se Kosova tashmë është e njohur për presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Sipas Joseph, marrëveshja e arritur në vitin 2020 mes ish-kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq për Trumpin ka qenë një marrëveshje pozitive.

Mendoj se ajo që është positive këtu është se Kosova për të është e njohur, sepse ai kujton Marrëveshjen e Uashingtonit të shtatorit 2020 dhe ka takuar ish – kryeministrin Avdullah Hoti së bashku me presidentin Vuçiq dhe në mendjen e tij, ajo marrëveshje ishte pozitive.

Ndryshe, profesori amerikan ka thënë se qasja e Trump ndaj Ukrainës mund të ketë pasoja në tërë Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën.