Dëshira e Joseph Blatter për të parë Zvicrën të eliminonte Portugalinë në fazën e 16-tës nuk u realizua.
Por, ish-presidenti i FIFA-s ishte i kujdesshëm, këtë herë, me CR7, të cilit i uroi “fat”. Në një rubrikë për gazetën zvicerane Linth 24, të shkruar në prag të duelit, Blatter kujton se në vitin 2013, në një konferencë në Universitetin e Oxfordit , ai tha se preferonte Messin sesa Ronaldon, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ishte një tërmet sportiv-politik. Më duhej t’i shpjegoja veten Portugalisë dhe Real Madridit”, kujton ai, duke shtuar: “Këtë herë nuk angazhohem. Ajo që Ronaldo ka arritur ndërkohë, mënyra e vazhdueshme dhe e disiplinuar në të cilën ai punon, meriton respektin më të madh nga unë. Ndërsa ai nuk i ka cilësitë intuitive të futbollit të rrugës së Messit, atletizmi i tij dhe gjaku i ftohtë më bëjnë përshtypje”.
/GazetaBlic Sport/