Euro2024

Joselu: “Shpresojmë të pensionojmë Toni Kroos të premten”

07/03/2024 12:59
nga:Lorik J

Kombëtarja e Spanjës do të luajë të premten ndaj Gjermanisë në kuadër të çerekfinales së Kampionatit Evropian, EURO2024.

Spanja do të përballet me Gjermaninë të premten nga ora 21:00, me dy kombëtaret që kanë synimin e njejtë, triumfin në këtë turne madhështor, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi spanjoll, Joselu ka theksuar me ironi se ata duan ta pensionojnë Toni Kroos të premten, duke aluduar kështu në një triumf të Spanjës ndaj Gjermanisë.

“Shpresojmë që të pensionojmë Toni Kroos këtë të premte, ka qenë kënaqësi për mua të luaja me të, ai pasqyron të gjitha vlerat që ka klubi i Real Madridit”, tha Joselu në konferencën për media.

Kujtojmë se Toni Kroos do të pensionohet pas këtij Kampionati Evropian, EURO2024.

/GazetaBlic Sport