Jose Mourninho nisi aventurën e tij me skuadrën e re AS Roma në edicionin e ri të Serie A.
Skuadra e portugezit arriti fitore ndaj Fiorentinës me rezultat 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Me këtë fitore portugezi hyri në histori të ligës së Italisë.
Jose Mourinho kishte 49 fitore në 77 ndeshje me ish klubin e tij Inter në Serie A, kurse fitorja e djeshme me Romën ishte e 50’ta për të.
Mourinho bëhet trajneri më i shpejtë në histori të Serie A që arrin 50 fitore.
/GazetaBlic Sport/


