Sporti

Jose Mourinho: ‘Trajnerë pa histori drejtojnë klube të mëdha’

01/21/2026 17:25
nga:Lorik J

Jose Mourinho është lehtësisht një nga trajnerët më kontrovers që mund të gjeni në futboll. Trajneri i Benfica-s vendosi të dilte jashtë skenarit kur iu kërkua të komentonte për homologun e tij të Juventusit, Luciano Spalleti përpara ndeshjes së tyre të mërkurën.

“Për mua, është thjesht një surprizë kur trajnerë pa histori, trajnerë pa një trup pune, kanë mundësinë të drejtojnë klubet më të rëndësishme në botë”, tha Mourinho në një konferencë për shtyp.

“Kjo, për mua, është surpriza e vërtetë. Kur AC Milan punëson Max (Allegri), ose kur Juventus punëson Luciano (Spalletti) ose kur AS Roma punëson (Gian Piero) Gasperini, nuk është kurrë një surprizë për mua, sepse po flasim për trajnerë të shkëlqyer.

“Surpriza është kur njerëzit, të cilët nuk kanë bërë asgjë, marrin punët e ekipeve më të mëdha, dhe me më shumë përgjegjësi. Kjo është situata”, shton Mourinho.

/GazetaBlic Sport