Sporti

Jose Mourinho shumë i nervozuar me gjyqtarin, e ndoqi deri tek autobusi

06/01/2023 08:29
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ishte shumë i nervozuar pas humbjes së finales së mbrëmshme ndaj Sevillas.

Portugezi ishte shumë i pakënaqur me referimin e Anthony Taylor, duke i thënë disa fjalë atij edhe pas ndeshjes, shkruan GazetaBlic Sport.

Mediat e kanë kapur këtë moment, me Mourinhon që e ndoqi madje edhe deri tek autobusi gjyqtarin në fjalë.