Sporti

Jose Mourinho “shpërthen” me kritika për Didier Deschamps

06/29/2021 17:16
nga:Lorik J

Jose Mourinho kritikoi mënyrën se si Didier Deschamps vendosi ekipin gjatë lojës së Francës kundër Zvicrës në Bukuresht.

Franca u eliminua mbrëmë nga EURO2020 pas humbjes në penallti nga Zvicra, përcjell GazetaBlic Sport.

“Më duket se Deschamps bëri një gabim të madh. Në një lojë ku ekziston mundësia e kohës shtesë, trajnerët duhet të mendojnë me shumë kujdes për zëvendësimet që bëjnë. Në minutën e 89-të, nxori Griezmann, një nga lojtarët më të mirë që ka? Ishte një bast shumë i rrezikshëm”, tha fillimisht Mourinho.

“Përveç kësaj, ai përfundoi duke humbur Benzema përmes dëmtimit në kohë shtesë. Prandaj, nuk e ndjeva kurrë që Franca mund të fitonte në atë kohë, ata humbën shumë fuqi në sulm”, përfundoi portugezi.

/GazetaBlic Sport