Sporti

Jose Mourinho refuzon ofertën e bujshme nga Arabia Saudite

01/19/2024 19:43
nga:Mergim Rreci

Sipas Sky Sport Italia, edhe pse trajneri i shkarkuar i Romës, Jose Mourinho, ka marrë një ofertë nga klubi i Ligës së Arabisë Saudite, Al-Shabab, ai nuk ka ndërmend ta pranojë atë.

Special One është një trajner i lirë tani që ai është shkarkuar nga Giallorossi, vetëm pak muaj para se kontrata e tij të skadonte më 30 qershor, përcjell GazetaBlic Sport.

Menjëherë u raportua se Liga Pro Saudite do të inkuadrohej me një propozim, veçanërisht pasi ai i kishte refuzuar ata më parë në mënyrë që të qëndronte në Stadio Olimpico.

Megjithatë, sipas ekspertit të Sky Sport Italia, Angelo Mangiante, Mourinho ka vendosur të mos e pranoj ofertën nga Al-Shabab.

Trajnerit portugez nuk do t’i mungojnë opsionet, pasi ka klube në Premier League që e mbajnë në sy të ardhmen e tij, përfshirë Newcastle United.

Ka qenë një kohë e vështirë për Mourinhon, i cili tani është shkarkuar nga pesë klubet e tij të fundit dhe dukshëm po i mbante lotët teksa po largohej nga fusha stërvitore Trigoria për herë të fundit.

/GazetaBlic Sport/