Sporti

Jose Mourinho para finales së Europa League: Kemi bërë maksimumin, tani luajmë për histori

05/30/2023 18:28
nga:L J

Skuadra e Romës nesër përballet me Sevillan.

Roma dhe Sevilla ballafaqohen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të finales së madhe të Europa League, ndeshje kjo që luhet në Budapest, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho tha se skuadra e tij ka bërë diçka të madhe, tani duhet të luajë për historinë.

“Sot i thashë stafit tim: ne kemi bërë gjithçka, tani lojtarët luajnë për historinë. Sevilla ka dy ekipe, përvojë dhe cilësi në 25-26 lojtarë. Skuadra ime do të jetë nesër atje, ne do të jemi atje”, tha fillimisht Mourinho në konferencë.

“Kemi luajtur shumë, kemi pasur lëndime, kemi udhëtuar dhe kemi stërvitur pak. Unë them se historia nuk luan, trajneri i Sevillas thotë se është favorit sepse është mësuar, nuk mendoj kështu. Për tifozët tanë, të qenit këtu është historike, jo për ta, por kur të fillojë ndeshja, ne do të jemi aty”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport