Sporti

Jose Mourinho nuk e ka ‘sefte’ me baste: Momenti kur trajneri e shpërbleu yllin e Tottenhamit me 500 funte dhuratë në vitin 2020

11/23/2021 09:35
nga:Lorik J

Jose Mourinho është një nga trajnerët më karizmatik të botës së futbollit.

Aktualisht, ‘Special One’ është trajner tek skuadra italiane, AS Roma dhe basti i tij i fundit me futbollistin ganez, Gyan ka bërë xhiron e botës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ganezi, Afena-Gyan u inkuadrua në lojën ndaj Genoas në minutën e 75’të, kur rezultati ishte 0:0 dhe ia doli të shënojë dy herë, për t’i sjellur fitoren ekipit të tij në një ndeshje aspak të lehtë.

Mourinho e shpërbleu talentin 18 vjeçar me një palë këpucë që kushtojnë 800 euro, si pjesë e bastit të tyre.

Por, kjo nuk është hera e parë që trajneri vë baste me lojtarë.

Basti Mourinho-Reguilon

Megjithatë, nuk është hera e parë që Mourinho shpërblen një nga lojtarët e tij për një paraqitje të shkëlqyer me Sergio Reguilón, i cili kishte marrë një trajtim të ngjashëm VIP nga trajneri portugez sezonin e kaluar.

Pas fitores 2-0 të Tottenham Hotspur ndaj Manchester Cityt në nëntor të vitit 2020, Mourinho postoi një foto të tij me Reguilón në Instagram duke pozuar pranë një ushqimi super të shtrejtë spanjoll.

“Premtimi është premtim”, ka shkruar ish-trajneri i Spurs në mbishkrim. “Më kushtoi 500£, por unë i mbaj premtimet e mia”.

/GazetaBlic Sport