Sporti

Jose Mourinho mund të dënohet rëndë për ofendimet ndaj gjyqtarit në ndeshjen ndaj Atalantës

09/20/2022 14:40
nga:Mergim Rreci

Përveç humbjes të dielën e kaluar kundër Atalantës (0-1), Jose Mourinho rrezikon një dënim deri në tre ndeshje pezullim.

Trajneri i Romës u përjashtua me karton të kuq në minutën e 57-të pasi dyshohet se kishte bërë shprehje ofenduese ndaj gjyqtarit të lojës, Daniele Chiffi, përcjell GazetaBlic Sport.

Pakënaqësia e Mourinhos filloi të vinte në pah edhe para fishkëllimës së pjesës së parë, kur arbitri nuk akordoi penallti në favor të skuadrës së tij, për një faull të pretenduar ndaj Nicolo Zaniolo, duke gjeneruar protestat e para nga trajneri portugez.

Në pjesën e dytë, ai do të përfundonte duke u ndëshkuar me karton të kuq, pas ofendimeve në drejtim të gjyqtarit.