Sporti

Jose Mourinho kërkon Kevin De Bruyne tek Fenerbahce

12/26/2024 11:45
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi nuk është objektivi i vetëm i trajnerit të Fenerbahces, Jose Mourinhos.

Sipas medieve të huaja, strategu portugez synon ta ketë në skuadër edhe asi-n e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne qysh në muajin janar.

Kontrata e lojtarit me Cityn përfundon në fund të këtij sezoni, por siç raportohet tashmë belgu është në kërkim të një skuadre të re.

Fenerbahce është opsion i mundshëm për De Bruyne. Madje, siç raportohet, Mario Branco, drejtori sportiv i Fenerbahçes, ka nisur tashmë kontaktet e para me drejtuesit e City-t dhe me agjentin e belgut.

Ndryshe, reprezentuesi belg prej kohësh është i lidhur edhe me transferimin në Arabinë Saudite.