Real Madrid është në kërkim të një trajneri të ri për sezonin 2026/27.
Sipas raportimeve, Florentino Perez nuk pritet t’i besojë Alvaro Arbeloa për këtë rol, dhe tashmë ka nisur të hartojë një listë kandidatësh, transmeton GazetaBlic Sport.
Siç bën të ditur The Athletic, kandidati kryesor i presidentit madrilen është Jose Mourinho. Aktualisht në krye të Benfica, trajneri portugez mund të largohet për rreth 3 milionë euro, aq sa është klauzola e tij e lirimit.
63-vjeçari konsiderohet favorit për të marrë drejtimin e Real Madridit, çka do të shënonte rikthimin e tij në klub për herë të dytë në karrierë.
/GazetaBlic Sport/


