Trajneri i Romës, Jose Mourinho ende nuk e di nëse do të jetë në gjendje të llogarisë në sulmuesin Tammy Abraham për ndeshjen e rëndësishme të fundjavës kundër Juventusit.
Reprezentuesi anglez erdhi në minutën e 75 për të zëvendësuar Harry Kane kundër Hungarisë dhe 15 minuta më vonë u desh të zëvendësohej, transmeton GazetaBlic Sport.
Sulmuesi pësoi një goditje në kyçin e këmbës së djathtë dhe iu nënshtrua testeve.
Abrahami nuk do të ketë prekur ligamentet në këmbën e tij, por ai ka plagë të rënda, andaj është në dyshim të madh për këtë takim.
/GazetaBlic Sport/


