Sporti

Jose Mourinho gjithmonë i veçantë me reagimet e tij, u pa i nervozuar tek goli i dytë i Romës

10/27/2021 23:09
nga:Mergim Rreci

José Mourinho festoi në një mënyrë unike golin e Lorenzo Pellegrinit kundër Cagliarit.

Trajneri portugez u pezullua për ndeshjen në Sardegna Arena pasi ishte përjashtuar kundër Napolit, përcjell GazetaBlic Sport.

Roma pranoi një gol në pjesën e dytë kundër skuadrës së Walter Mazzarrit, por arriti të rikthehet me golat e Roger Ibanez dhe Lorenzo Pellegrinit.

Italiani shënoi një goditje dënimi të përsosur, por kur kamerat kapën Mourinhon në tribunë, nuk do të mendohej se ishte skuadra e tij që kishte shënuar në saje të reagimit të tij interesant.

Roma ka 19 pikë në dhjetë ndeshje në Serie A.