Sporti

Jose Mourinho do të nderohet me titullin “Honoris Causa”

10/06/2021 18:06
nga:Lorik J

Këtë vit, Instituti Politeknik i Setubal (IPS) do të japë, për herë të parë, titullin “Honoris Causa”.

José Mourinho, i lindur në këtë qytet dhe aktualisht drejtues i Romës (Itali), do ta marrë këtë epitet.

“Një personalitet i shkëlqyer, i lindur në Setubal, me merita të njohura ndërkombëtarisht, José Mourinho, falë përkushtimit të tij ndaj sportit, ka kontribuar në një mënyrë të pakrahasueshme në dinjitetin dhe njohjen e kësaj fushe të dijes, e cila është strategjike në natyrë për IPS, duke kontribuar në prestigjin e Setubal dhe Portugalisë në të gjithë botën”, justifikohet ky Institut për vendimin e marrur.

Ceremonia e dorëzimit do të zhvillohet në kuadër të sesionit solemn përkujtimor të ditës IPS, i cili mbahet këtë të enjte, nga ora 3 pasdite, në Audre Audium, duke shënuar njëkohësisht hapjen e vitit të ri akademik.