Sporti

Jorick Luisetto flet para meçit të madh me Florian Markun: Kam respekt për të, por do të jap gjithçka për ta fituar këtë luftë

11/19/2021 11:49
nga:Mergim Rreci

Boksieri shqiptar, Florian Marku do të rikthehet në ring ditën e nesërme.

Marku mund të vazhdojë ngritjen e tij mbresëlënëse me një fitore ndaj Luisetto në The SSE Arena, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, pritet të jetë një përballje shumë interesante, me kundërshtarin që asesi nuk mund të nënçmohet.

Ai ka 13 meçe, prej të cilave ka fituar 11, 2 me K.O dhe ka humbur 2. Në anën tjetër, boksieri shqiptar është i pamposhtur, me Markun që nga 10 meçe ka 9 fitore dhe vetëm një barazim.

Në një prononcim ekskluziv për GazetaBlic Sport, vetëm një ditë para meçit të madh, Luisetto tha se ka respekt për boksierin shqiptar, por do të futet për fitore.

Kam respekt për të gjithë kundërshtarët e mi dhe për Florianin gjithashtu, sigurisht që do të jetë një luftë e vështirë, por do të jap gjithçka për ta fituar këtë luftë“, tha Luisetto.

Më pas ai falënderoi shqiptarët për respektin që i kanë dhënë para kësaj përballje si dhe tha që të dy boksierët do të japin gjithçka nga vetja e tyre.

Faleminderit nga të gjithë shqiptarët për respektin që më kanë dhënë, i respektoj edhe unë gjithashtu. Te gjithë jemi të barabartë, por jemi burra, luftetarë dhe do të japim gjithçka nesër në mbrëmje që ta shijoni meçin“, përfundoi Luisetto.

/GazetaBlic Sport/