Mesfushori i Chelsea dhe i Italisë, Jorginho pranon se ai i ka parë vetëm ndeshjet e Kupës së Botës në fazat e fundit.
Jorginho fitoi Kampionatin Evropian me Azzurrët vitin e kaluar, por, Italia nuk arriti të kualifikohej në Katar 2022, duke humbur në gjysmëfinalen e play-off-it të kualifikimeve nga Maqedonia e Veriut marsin e kaluar.
Ndoshta, edhe për këtë arsye, ai nuk ishte i interesuar të shikonte ndeshjet e Kupës së Botës.
“Ishte shumë e vështirë, veçanërisht në fillim. Ishte shumë e vështirë. Nuk doja të shikoja ndeshjet”, tha ai për Sky Sport Italia.
“Unë shkova në një udhëtim me familjen time. Kam parë vetëm disa ndeshje të miqve që po luanin, por nuk e dija as orën e fillimit. Nuk doja të shikoja, nuk isha i interesuar”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/