Jorge Mendes parashikoi shumë trofe ‘Ballon d’Or’ për Lamine Yamal.
Anësori i Barcelonës përfundoi i dyti në votimin për futbollistin më të mirë të sezonit të kaluar, me yllin e PSG-së, Ousmane Dembele, që mori çmimin e madh “Topi i Artë”.
Ende vetëm 17 vjeç, Yamal luajti tashmë më shumë se 50 ndeshje për Barcën, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë 18 asiste në të gjitha garat.
Ngritja e tij e shpejtë e ka bërë atë një nga talentet e reja më të shkëlqyera të Evropës.
“Lamine do të fitojë shumë herë Topin e Artë”, tha agjenti i tij, Jorge Mendes, pas ceremonisë.
/GazetaBlic Sport
😉 “LAMINE va a GANAR MUCHOS BALONES de ORO”.
‼️ Jorge Mendes, en exclusiva con @10JoseAlvarez tras la gala en París.
📺 #ChiringuitoBalónDeOro 📺 pic.twitter.com/P5AHlvPGl2
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) September 22, 2025


