Sporti

Jordi Alba: Në 2014 na vodhën titullin kampion në La Liga

03/22/2023 10:17
nga:Mergim Rreci

Në një intervistë për programin ‘Viajando com Chester’ të Cuatro, Jordi Alba kujtoi sezonin 2013/2014, vitin në të cilin Atletico Madrid u kurorëzua me titullin kampion në Camp Nou.

Mbrojtësi i majtë drejtoi akuza në arbitrin e Mateu Lahoz në atë ndeshje, duke iu referuar një goli të anuluar gabimisht të Lionel Messit sipas që mund t’u kishte dhënë titullin katalunasve, shkruan GazetaBlic Sport.

“Në 2014 na vodhën një kampionat. Nëse fitonim me Atleticon do të ishim kampionë. Ishte 1-1, me atë rezultat Atletico ishte kampion, ne ishim të interesuar vetëm për të fituar. Pati një lëvizje, një qendër nga e djathta, mendoj se topi u hodh nga një lojtar i Atleticos dhe nuk kishte pozicion jashtë loje. Messi shënoi por goli u anulua. Na e vodhën atë kampionat”, tha Jordi Alba.

Në të njëjtën intervistë, anësori garantoi se nuk kishte dijeni për ndikimet e mundshme të Barcelonës në arbitrim, në një kohë kur ‘rasti Negreira’ ka tronditur futbollin spanjoll.

“Në fushë, nuk kam parë kurrë ndonjë gjë të çuditshme. Ju mund të pëlqeni një gjyqtar pak a shumë, por unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Jam i indinjuar nga mënyra se si njerëzit flasin për Barcelonën, thuhen shumë gjëra që nuk janë të vërteta”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/