Spanja dhe Polonia kanë ndarë pikët në ndeshjen e dytë të Kampionatit Evropian.
Kombëtarja spanjolle dhe polake luajtën baraz me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Llogarinë e golave e hapi sulmuesi spanjoll i Juventusit, Alvaro Morata i cili realizoi në minutën e 25’të të takimit.
Për të barazuar rezultatin shënoi ylli polak, Lewandowski në minutën e 54’të të takimit.
Spanja pati rast të rikthej epërsinë pas 2 minutash, por Gerard Moreno nuk arriti të shënoi nga pika e bardhë.
Me këtë rezultat u përmbyll ndeshja, Spanjë – Poloni 1:1.
Pas ndeshjes si gjithnjë UEFA ka shpallur lojtarin më të mirë të takimit.
Çmimi lojtari i ndeshjes i takoi mbrojtësit spanjoll, Jordi Alba.
/GazetaBlic Sport/


