Lajme

Jordania: Netanyahu dëshiron të heqë vëmendjen nga Gaza e të fokusohet në konfrontimin me Iranin

04/16/2024 14:21
nga:N K

Jordania ka akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun se kërkon të tërheqë vëmendjen nga Gaza duke u përshkallëzuar me Iranin.

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndalojë kryeministrin izraelit që të “vjedhë” vëmendjen nga Gaza.

Ai tha se Irani ishte përgjigjur ndaj sulmit kundër konsullatës së tij dhe kishte njoftuar se “nuk donte të përshkallëzohej më tej”.

“Ne jemi kundër përshkallëzimit. Netanyahu dëshiron të tërheqë vëmendjen nga Gaza dhe të fokusohet në konfrontimin e tij me Iranin”, shtoi Safadi.