Liverpool njoftoi se kanë rinovuar kontratën e tyre me kapitenin Jordan Henderson deri në vitin 2025.
Në moshën 31 vjeç, Henderson ka pasur 394 ndeshje për Reds që kur mbërriti në skuadër, nga Sunderland, në 2011, dhe ishte pjesë e fushatës për të fituar titullin e kampionit të Anglisë, në 2019/20, përcjell GazetaBlic Sport.
Mesfushori fitoi gjithashtu një Ligë të Kampionëve me ekipin anglez, një Superkupë Evropiane, një Kupë Bote për Klube dhe një Kupë të Ligës Angleze.
/GazetaBlic Sport/


