Sporti

Jordan Henderson pritet të transferohet tek gjiganti italian në Serie A

01/13/2024 10:04
nga:Mergim Rreci

Jordan Henderson i dha fund në verë aventurës 12-vjeçare me Liverpoolin dhe u transferua në Arabinë Saudite. Kapiteni e mbylli me The Reds dhe firmosi një kontratë të majme me Al Ettifaq, klub që pagoi 14 mln euro për kartonin e tij.

Pavarësisht se Henderson fiton rreth 890 mijë $ në javë, 33-vjeçari nuk po arrin të përshtatet me jetën në Arabi dhe ka vendosur të rikthehet në Europë.

Disa klube kanë shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit anglez, mes tyre edhe Juventusi. Bardhezinjtë po kërkojnë për përforcime në mesfushë. Dhe Henderson intrigon jo pak teknikun Allegri.

Ish-kapiteni i Liverpoolit ka një përvojë të madhe, ndërkohë që numëron edhe 81 ndeshje me kombëtaren angleze. Drejtuesit e Juventusit kanë nisur bisedimet me futbollistin.

Ideja është për të marrë në huazim deri në fund të sezonit. Nga ana tjetër, Henderson ka një kusht për t’u transferuar në Serie A: ai kërkon të firmosë deri në verën e vitit 2025.

Futbollisti ka oferta edhe nga Premier League, kampionat ku vazhdon të ketë admirues të shumtë.