Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson ka thirrur një takim urgjent për të gjithë kapitenët e ekipeve të Premierligës për të diskutuar në lidhje me krijimin e Superligës.
Liverpooli është një nga 12 skuadrat të cilat e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në kompeticionin e ri i cili do të quhet Superliga Evropiane, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas Daily Mail, Jordan Henderson ka thirrur takim urgjent të gjithë kapitenët e skuadrave të Premierligës.
Poashtu Daily Mail, ka raportuar se kapiteni i Manchester United, Harry Maguire menjëherë pasi ka marrë vesh se United do të jetë pjesë e kësaj gare, është konfrontuar me Ed Woodward i cili është drejtor sportiv i klubit anglez.
/GazetaBlic Sport.


