Që kur u largua nga Liverpooli në vitin 2023, Jordan Henderson nuk është rehatuar.
Pas një periudhe gjashtëmujore te Al-Ettifaq në Arabinë Saudite, mesfushori 35-vjeçar kaloi 18 muaj te Ajax Amsterdam.
Por këtë të mërkurë, gazeta Times njoftoi se ai do të largohet nga ekipi holandez.
Ai nuk e ka ushtruar opsionin për të zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2026. Klubet e Premier Ligës dhe ato evropiane janë veçanërisht të interesuara për futbollistin, i cili do të lirohet nga angazhimi me Ajax.
/GazetaBlic Sport


