Sporti

Jordan Henderson ‘çartet’ kur tifozi i Liverpoolit ia vjedhë fanellën një fëmije

01/24/2022 15:37
nga:E K

Skuadra e Liverpoolit arriti fitore të madhe në udhëtim, duke mposhtur Crystal Palacen me rezultat 1-3 në xhiron e 23-të të Premierligës.

Një moment interesant është xhiruar nga tifozët, ku shihet kapiteni Jordan Henderson duke i bërtitur një mbështetësi.

Hendo shkoi te tifozët dhe ia hodhi fanellën e tij një fëmije, por një i moshuar ia vodhi atë. Reagimi i mesfushorit të Kombëtares së Anglisë ishte epik.

Ai detyroi atë që t’ia kthente fanellën atij djaloshi.