Organizatori i demonstratave të vitit 1981, Jonuz Jonuzi ka akuzuar Azem Vllasin, ish-kryetarin e Lidhjes Komuniste të Kosovës, se i i ka besuar shumë Serbisë.
I pyetur se a ka ndryshuar piramida e Partisë Komuniste të Kosovës pas demonstratave të vitit ’81, Jonuzi ka thënë se pjesëtarët e asaj partie e kanë rrëzuar njëri-tjetrin.
“Ata e kanë rrëzu njëri-tjetrin derisa e kanë rrëzuar edhe veten, Azem Vllasi i ka besu shumë Serbisë”, ka thënë Jonuzi.


