Sporti

Jonathan David: ‘I lumtur që shënova në ndeshjen time të parë me Juventusin, por gjëja më e rëndësishme janë tre pikët’

08/25/2025 09:00
nga:Lorik J

Sulmuesi i Juventusit, Jonathan David, ndau mendimet e tij për bashkimin me klubin dhe fitoren ndaj Parmës në raundin e parë të Serie A (2-0).

“Kjo është gjithçka që shpresoja. Ishte një vendim profesional. Tifozët krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme – mund të vërehej se si na shtynë, si drejt golit ashtu edhe pas kartonit të kuq të Cambiasos. Jam i lumtur që shënova në ndeshjen time të parë, por gjëja më e rëndësishme janë tre pikët.

“Qëllimi im është të ndihmoj ekipin sa më shumë që të mundem. Qoftë duke shënuar gola, duke dhënë asiste, duke u rikthyer në mbrojtje… do të bëj gjithçka”, tha David.

Jonathan iu bashkua Juventusit si lojtar i lirë në korrik 2025.

/GazetaBlic Sport