Sulmuesi i Juventusit, Jonathan David, ka lëvduar partnerin e tij në sulm dhe transferimin e ri, Edon Zhegrova.
Kanadezi tha: “Ai do të na argëtojë shumë. Është një lojtar i çmendur. Do të japë shumë asiste. Ka një këmbë të majtë të mrekullueshme dhe është i shkëlqyer!”
Të gjithë sytë janë tek anësori i ri kosovar, i cili mbërriti nga Lille në ditën e fundit të afatit të transferimeve në një marrëveshje me vlerë 14.3 milionë euro, pasi shkëlqeu në ligën e parë franceze dhe në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
Zhegrova aktualisht po punon shumë për të arritur formën e plotë fizike pasi ka qenë jashtë fushave që nga dhjetori i vitit të kaluar për shkak të një dëmtimi.
/GazetaBlic Sport/


